Bashkë arritën që në 2010-tën të krijojnë një prej hiteve të padiskutueshme në diskografinë moderne shqiptare.
‘Vibe’ nga Dafina, Tuna dhe 2po2 vazhdon akoma të mbahet mend e të dëgjohet por ndryshe prej krijimit muzikor, për vite të tëra më nuk dëgjuam për shoqërinë e dy vajzave.
Jo shumë kohë pas bashkëpunimit, për arsye të paqarta e të shoqëruara me dhjetëra spekulime, Dafina dhe Tuna i prishën punët mes vete.
Në media, në 2012-tën kishin dalur edhe përgjime telefonike ku Dafina vinte në dilemë talentin e Tunës dhe e quante atë dyfytyrëshe.
Se gjërat nuk ishin ç’tensionuar, u kuptua vitin e kaluar kur emisioni wazzup në Klan Kosova transmetoi një sekuencë që shfaqte Tunën teksa ‘zhduk’ pjesën e refrenit nga Dafina duke e modifikuar në version të saj ‘Vibe’-in për koncerte.
Megjithatë, edhe relacioni aspak miqësor mes dy prej pop-këngëtareve më të suksesshme duket që fatmirësisht i takon tashmë të kaluarës.
Kjo është lënë të kuptohet nga zhvillimet e fundit dhe sinjalet nga krijueset e hitit ‘Vibe’.
Dy këngëtaret kanë filluar ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale duke mos shtrënguar dorën edhe për pëlqime në fotografitë më të reja të Tunës e cila në pak ditë pritet të bëhet nënë.
Por pse u pajtuan vajzat?! Kush e bëri hapin e parë dhe në bazë të çfarë vendimi?!
Detajet ua sjell kronika e mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=FX7v6gVQab0
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...