Big Brother Albania do të ketë një tjetër çift interesant opinionistësh këtë të shtunë.
Këtë herë “vëllai i madh” ka zgjedhur dy meshkuj mjaft simpatik dhe plot humor e batuta, që do ta bëjnë edhe më interesante këtë puntatë të tretë të këtij reality show.
Ju do thoni se cilët janë ata?! Dhe ne të Blitz.al e kemi përgjigjen, dy moderatorët e “Fiks Fare”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Burime pranë këtij produksioni kanë thënë për Blitz.al se djemtë e Fiks Fare do t’i shohim nesër në mbrëmje më energjikë se kurrë.
Kujtojmë gjithashtu se në dy puntatat e para të reality show-t, opinionistë kanë qenë, Labinot Gashi së bashku me të fejuarën e tij, Qëndresa Bajramin si dhe çifti i njohur i gazetarëve, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo.

Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip