Gjatë ditës së djeshme qarkulloi një foto nëpër rrjetet sociale dhe nëpër medien rozë, ku këngëtarja jonë e njohur dhe shumë e dashur nga publiku Mihrije Braha, shihej e gjakosur në fytyrë”.
E kontaktuar nga revista “Kosovarja”, dhe e pyetur nga ne për qëllimin e asaj fotografie që shihej me make up, këngëtarja Braha u shpreh se kjo është një shenjë sensibilizimi dhe një zë për gratë të cilat janë të dhunuara dhe të rrahura brutalisht, e që nuk kanë guximin të padisin apo edhe më keq disa nga të dhunuarat nuk kanë guximin as të shkojnë të mjekohen.
Mihrije Braha ndër të tjera na njoftoi se grimin ia kanë bërë dy artistë të make up-i me famë botërore, Noli i cili punon dhe vepron në Amerikë, ka grimuar shumë artistë Hollivudian, e që kësaj radhe e ka grimuar edhe Mihrijen.
Dhe Ariani nga Ferizaj i cili po ashtu është artist, që të dy e grimuan Mihrijën.
Ku më pas këto pamje u përhapen nëpër shumë medie online.

Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...