Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përjetoi një incident së fundmi me kompaninë e fluturimit ‘Lufthansa’ në Aeroportin e Mynihut, në Gjermani.
Ajo u ndalua nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i kishte folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ishte shqiptar.
Artistja publikoi disa video në InstaStory, ku shihej duke qarë me të madhe në aeroport.
Biondja tani ka treguar se ka arritur në shtëpi mirë dhe sigurt, pasi kishte edhe frikë.
“Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe dhe treguat shqetësim për mua. Mbërrita në shtëpi e sigurt, Faleminderit zotit”, u shpreh ajo.
Theksojmë që 34-vjeçarja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles.
Bebe para një muaji ka qenë edhe në Kosovë, Shqipëri si dhe ka vizituar vendlindjen e saj, Dibrën pas 12 viteve. /Telegrafi/

Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...