Ka kohë që ishte paralajmëruar turi i Aurela Gaçes në Amerikë, shkruan GazetaBlic.
Mirëpo, përshkak të koronavirusit këngëtarja edhe pse ka udhëtuar drejt Amerikës i është dashur t’i anulojë këto koncerte.
Përmes një postimi të bërë në Instagram, Gaçe ka bërë të ditur se me të kthyer do t’i kryejnë të gjitha kontrollet, si dhe do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë, larg familjes.
“Grupi po kthehet ( jemi akoma me shume,por s’jane ne foto?). Ne jemi ne USA e fatkeqesisht na duhet te udhetojme ne keto momente ,mbasi shtyme tour-in e koncerteve per nje kohe me te mire per te gjithe.
Ne, jemi prinder femijesh e kemi prinderit tane qe na presin. Por, per te miren tone e te familjeve tona, secili nga ne do te vete izolohet brenda per 14 dite, larg familjareve tane. Sigurisht do ti nenshtrohemi gjithe kontrrolleve te mundshme nga shteti.
Kjo behet sepse ne duam femijet e prinderit tane, sigurisht edhe veten ?. Do t’ja dalim .
( keto maska na u ndodhen, se ishin boshatisur raftet)”, ka shkruar Aurela Gaçe.

Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...