Të shtunën e kaluar është martuar djali i këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, Arbër Behluli.
Të ftuar në dasëm, ishin shumë fytyra të njohura publike, në mesin e tyre edhe politikanë, shkruan arbresh.info
Pjesë e dasmës ishte edhe ish kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe bashkëshortja e tij, Aurela.
Fejza ka publikuar një imazh krah Bashës dhe gruas së tij, teksa i ka thënë edhe disa fjalë.

“Të dashur z.Lulzim Basha dhe znj. Aurela Basha ishte kënaqësi e madhe që ishit pjesë e gëzimit tonë familjar dhe duam të ju falënderojmë nga zemra, nga zemrat e dy prindërve në momentet ma të lumtura dhe të përmbushura nga prezenca e miqve ma të mirë. Sinqerisht Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli.”, ka shkruar ajo.
Ikona e muzikës popullore, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti saj Hajrushi kanë bashkë katër fëmijë: Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...