Bradley Cooper dhe Lady Gaga e kanë mohuar që të dy se janë më shumë sesa miq të mirë, por Irina Shayk ka dyshuar se ka diçka më shumë.
Supermodelja 33-vjeçare i ka dhënë fund lidhjes me aktorin ditë më parë, me raportime nga mediat amerikane që thonë se ata ishin vetëm partnerë, transmeton portali arbresh.info.
Është raportuar që Cooper dhe Shayk po qëndronin bashkë vetëm për hatër të vajzës dyvjeçare Lea De Seine Shayk Cooper.

Radar Online ka deklaruar që ndarja mund të jetë për faj të Gagas, dhe se Shayk nuk i pëlqente sesi Cooper komunikonte me të.
Shayk pretendohet madje edhe të ketë akuzuar Cooper se kishte një aferë e këngëtaren fituese të Oscarit.

Një burim për Radar Online citohet të ketë thënë: “Marrëdhënia e Bradleyt me Irinën nisi të prishet kur ai filloi filmimin e filmit me Gagan dhe ajo e akuzoi disa herë për tradhti me bashkë-aktoren.
“Që nga atëherë, Irina nuk ka mundur t’i besojë fare Bradley”.

Cooper dhe Gaga kanë deklaruar tashmë se ka projekte të mëtejshme që ata do të punojnë së bashku dhe mbetet për t’u parë nëse kjo do të lulëzojë romancën që shumë njerëz ndiejnë se është e pashmangshme./Arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...