Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë në fund të muajit prill.
Ata kanë mirëpritur një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Luna Mari Ejlli.
Së fundmi e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito.
E njëjta mes tjerash ka folur për raportin mes saj dhe artistit shkodran, pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre.
“Ka patur disa momente gjatë shtatzënisë që kam qenë pak më me nerva, që askush nuk e beson këtë duke më njohur, por më ka bërë përshtypje qetësia e Luizit. Domethënë ka patur një lloj qetësie që më ka habitur. Me të vërtetë”, u shpreh ajo.
Prezantuesja tutje tha: “Mënyra se si ka menaxhuar qoftë nervat të një gruaje me hormone, por më ka habitur me të vërtetë. Luna na ka sjellë veç lumturi dhe na e ka përmirësuar akoma edhe më shumë marrëdhënien. Na ka lidhur më shumë me njëri-tjetrin. Imagjino kur të bëjmë të dytin se çfarë do të bëhet”.
Kiara vlen të ceket se po rikthehet si moderatore në “Portokalli”. /Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A