Vitet po ikin, por Julia Roberts mbetet një ikonë e bukurisë.
Sot aktorja me famë botërore feston përvjetorin e 50 të lindjes, por koha pothuajse ka ndalur për të.
Julia duket se ruan akoma bukurinë dhe freskinë e rinisë ndërsa së fundit ka siguruar gojën me “buzëqeshjen e shkëlqyer” për 30 milionë dollarë.
Roberts e ka fituar këtë vit titullin “Femra më e bukur në botë” gjersa kjo është hera e pestë që nderohet me këtë titull.

Kujtojmë se Julia për herë të parë është shfaqur në ekranin e madh në vitin 1988.
Roli më i rëndësishëm që formoi dhe dërgoi përpara karrierën ishte në filmin “Pretty Woman” të viti 1990.
Ndryshe, bukuroshen do ta shohim sërish në ekranet e mëdha të kinemave pasi që është duke punuar në projekte të reja filmike.

Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...