Mediat italiane kanë raportuar sot goditjen e një grupi italo-shqiptarë prej 13 personash si pjesë e një operacioni antidrogë në Romë.
Mes të dyshuarve është edhe këngëtarja e famshme shqiptare Elsa Lila. Për këngëtaren ka një urdhër arresti.
Që në orët e para të mëngjesit, agjentët e policisë italiane po ekzekutojnë urdhrin për zbatimin e masës së arrestit ndaj 13 personave të cilësuar si të dyshuar, për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike, ka raportuar Il Messaggero.
Sipas raportimit, Lila mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës..
Aktualisht vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias. Pas hekurave ka përfunduar boksieri Petrit Bardhi, me nofkën “Titty”, mik i ngushtë i Arben Zogut “Riccardino”, një tjetër boksier, si dhe Orial Kolaj, i quajtur “bateria e Ponte Milvio”.
Riccardino dhe Titty ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.

Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...