Hillary Duff zyrtarisht single

13:48 | 3 Shkurt 2016
Arbresh.info

Aktorja e këngëtarja Hillary Duf, që tani e tutje është zyrtarisht beqare.
Javën e kaluar ajo e ka finalizuar procedurën e divorcit nga ish bashkëshorti i saj, lojtari profesionist i hokeit Mike Cmorie, raporton revista amerikane People, ku thotë se çifti do ta ndajë edhe pasurinë.

Hillary do ta mbajë vilën e përbashkët në Beverly Hills, mirëpo do t’i duhet t’i paguajë ish bashkëshortit 2,408,786 për pjesën e tij në pronë. Ajo po ashtu ka marrë të gjitha pronat që kishte bashkë me burrin e saj.

Duff dhe Comrie janë prindërit e një djaloshi 3 vjeçar të quajtur Luca, dhe janë pajtuar që të kenë kujdestari të përbashkët. Që të dy janë marrë vesh që bashkë të paguajnë për të gjitha nevojat financiare të djalit.

“Kam pasur baticat dhe zbaticat e mia”, ka thënë Duff për revistën. “Por në fund të ditës, s’do të ndryshoja asgjë. Ndjehem e lumtur dhe e përmbushur me gjithçka që kam”.

hilary-duff-3 hilary-duff-in-sexy-black-dress-front-pose-photoshoot

 

Shpërndaje në rrjete sociale