Google ADS

Haxhiu 60-vjeçar nga Tetova, ofertë martese Kallashit [Video]

16:10 | 6 Mars 2015
Arbresh Info

Kallashi duket se ka thyer edhe zemrën e një haxhiu 60-vjeçar nga Tetova, i cili i ka bërë ofertë martese asaj.

Valltarja e njohur, emri i vërtetë i të cilës është Donjeta Kosumi, është bërë hit në internet dhe ka qindra mijëra përcjellës në rrjetet sociale, ku provokon vazhdimisht me foto të nxehta.

Por se do të ketë edhe një haxhi tetovar në mesin e fansave të saj, këtë nuk e ka besuar as ajo vetë. Plaku, i cili thuhet se ka edhe dy gra tjera në shtëpi, i ka premtuar Kallashit se nëse martohet me të do t’ia mbulojë të gjitha flokët me nga një lirë ari.

“Bëhu nusja jem Kallash, çdo qime të flokut do ta luloj me nga një lirë, flori. Do ta kalli krejt Tetovën me dasmën që do ta bëj për ty”, i kishte thënë ai Kallashit, e cila tregon edhe për dhuratat tjera që ia ka afruar, transmeton Albtime.

Ajo tregon se personi , i cili ishte haxhi, me një moshë 60 vjeçare , kishte qenë i pranishëm dy tri herë në mbrëmjet e organizuara në Tetove ku kishte vallëzuar ajo dhe se ai kishe kërkuar që të takohet sy më sy me të. Gjatë programit, mbi trupin e Kallashit ai kishte derdhur grushte me para , të cilat ia kishte afruar përmes një djaloshi.

http://www.dailymotion.com/video/x2itynq_kallashi_people

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme