Reperi i njohur, Gramos Aliu i njohur si Mozzik, ka bërë të ditur se shtëpia e tij ka qenë cak i një vjedhjeje.
Reperi tha se atij i kanë vjedhur 100 mijë euro, orë , unaza , zingjira , ari të cilat siç thotë ai, tejkalojnë shumat e lartëcekura, shkruan Arbresh.info.
pas Mozziku-ut, ka reaguar edhe vëllai i tij Getinjo, përcjell Arbresh.info
Ai ka shpërndarë shkrimin e të vëllait, ku e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim.
“Hajt se 1 ditë ju gjej pahiri, jetës si dihet”, ka shkruar reperi.
Ai gjithashtu ka ndarë edhe një foto të Mozzik, duke shkruar se “Ne jem perandori o budall”.


Në mesin e gjësëndëve të vjedhura, Mozzik tha se janë edhe 15/16 armë me leje.
“Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura . Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha) Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)”, ka shkruar Aliu.
Tutje ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin.
“Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave) Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot . “, përfundoi ai./Arbresh.info./
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...