Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve është mbajtur një nga evenimentet më të rëndësishme të make-up-it që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.
Masterclass-i nga Mario Dedivanoviç, një event i cili organizohet nga Agnesa Hadërgjonaj dhe Ketrina Jarazi.
Mario Dedivanoviç i ka habitur të pranishmit me atë që ka zbuluar. Sipas ‘Anabel.al’ Mario ka ndarë me të pranishmit një lajm që me siguri do të lumturojë shumë shqiptar. Anastasia Soare pronarja e një prej kompanive më të rëndësishme të produkteve të make-up-it në Amerikë është shqiptare.
Ajo ka lançuar markën e saj me produkte për vetullat në vitin 1998 dhe tashmë është pronarja e kompanisë ‘Anastasia Beverly Hills’ një prej kompanive më fitimprurëse në SHBA.
Sipas Marios nëna e Anastasias është me origjinë shqiptare dhe ka emigruar për në Rumani, ndërsa vetë Anastasia në vitet ‘90 vendosi të linte Rumaninë dhe të vendosësh në Los Angeles.
Ajo është një ndër të preferuarat e personazheve të famshëm, supermodeleve të ‘Vogue’, por edhe të Kim Kardashian.

FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...