Familja Behluli sonte është në festë!
Vajza e Shkurte Fejzës, Gresa po mban kanagjegjin e saj në Prizren, ku të ftuar janë familja e ngushtë, shoqëria dhe një pjesë e mirë e kolegëve këngëtarë, shkruan GazetaBlic.
E veshur me fustan të kuq, të gjatë, e me grim perfekt, Gresa Behluli po duket e mrekullueshme.
Është publikuar edhe fotografia e familjes, ku të gjithë po shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit.
Ndryshe, më 30 mars do të mbahet edhe dasma por ajo do të ndodhë në Prishtinë, ku kolegët e Gresës dhe Shkurtës do të argëtojnë me muzikën e tyre të ftuarit, ndërsa edhe vet Shkurte Fejza do këndojë në dasmën e vajzës.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...