Gjyqari i “ X Factor” dhe familja e tij, janë terrorizuar, pasi hajdutët kanë hyrë në orët e para të mëngjesit, në vilën e tij në Londër. Ata kanë grabitur para dhe bizhuteri, ndërsa brenda vilës 35 milionë dollarëshe të Cowell ishte e dashura e tij, Lauren Silverman dhe i biri, Eric.
“The Mirror” raporton se një burim u shpreh se incidenti ishte traumatik, por Simon është i lehtësuar që familja e tij është mirë dhe e sigurtë.
Grabitësit arritën të arratiseshin, përpara se policia të shkonte në “Holland Park”, në perëndim të Londrës, ku gjendet vila luksoze e Cowell.
Edhe pse akoma nuk ka të arrestuar, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Kjo nuk është hera e parë që shtëpia e gjyqtarit të “X Factor” synohet të vidhet, pas tentativës në vitin 2012, ku hajduti u fsheh brenda garderobës së tij gjigante./tvklan.al

Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri