Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka folur edhe për formatet si Big Brother VIP, duke qenë se ka dhënë disa komente në rrjete sociale.
I pyetur se përse nuk u bë pjesë e një ‘show’ të tillë, Arian Agushi tha se ka shumë arsye.
“Ka shumë faktorë, ka shumë arsye. Unë ndoshta kur flas më thonë turk, arab, hoxhë. Unë nëse kisha hyrë aty më kishte humbur namazi edhe pse e kanë një xhami aty afër. Xhumaja më kishte humbur, po më kishte humbur dhe fytyra ndoshta”, tha ai në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.
Autori i këngës “Oj Dashni” ka thënë tutje se nuk do të lejonte të prekeshin gjëra, të cilat kanë të bëjnë me fenë apo kombin.
“Jo çdo kush që të del përpara kish mundur të bëjë muhabet sikur do ti, jo e ka lojë, jo se ka lojë. Janë disa gjëra që unë mund të bëj lojë gjithë ditën, por janë disa gjëra si sa i përket kombit edhe fesë time që nuk lejoj të shkoj përtej asaj. Edhe nëse e qesh flamurin, edhe nëse qesh vendin tim, Preshevën, Llapin, Drenicën, unë do të reagoja ndryshe. Nuk jam për atë lloj loje. Me qejf kisha hyrë, por shumë gjëra më kishin humbur të jetës”, vazhdoi tutje 36-vjeçari.
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...