Gjysmëfinalja e spektaklit “BBVA” u përmbyll me tensione të mëdha, pasi një përplasje fizike ndodhi menjëherë pas daljes së konkurrentëve nga shtëpia.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, konkurrenti Jozi e sulmoi fizikisht Gjestin me grushta, në një incident që eskaloi situatën dhe tronditi publikun.
Pamjet dhe raportimet për këtë ngjarje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e emisionit. Përdorues të shumtë kanë dënuar veprimin e Jozit, ndërsa ky i fundit është shoqëruar nga policia për procedura të mëtejshme.
Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe Xheneta, ish e dashura e Gjestit gjatë qëndrimit të tyre në “BBVK”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.
“Dhuna nuk është zgjidhje. Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën – as në familje, as në rrugë, as në internet. Respekto. Dëgjo. Fol me mirësi. #StopDhunes #Respekt”, shkroi ajo.

18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...