Më 19 prill është mbajtur finalja e Big Brother VIP Albania 4, ku fitues u shpall Gjesti.
Ndërsa sot (e diel) po mbahet festa pas këtij formati të suksesshëm, siç rëndom ndodh.
Dy nga më të komentuarit e këtij sezoni nuk ka dyshim se janë Gjesti dhe Egli Tako, teksa dilema më e madhe e njerëzve është se si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre jashtë.
Çifti u pa së bashku në festën e organizuar, ku po qëndronin afër e po bisedonin me njëri-tjetrin.
Edhe pse është akoma herët, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të jetë ky raport.
Gjesti ka fituar plot 100 mijë euro, duke lënë në vend të dytë këngëtaren Rozana Radi.
Ai ka qëndruar në izolim 184 ditë, marrë parasysh edhe rrugëtimin e tij në Big Brother të Kosovës. /Telegrafi/

Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...