DJ Gimbo flet për raportin me Gjestin me banorët e Big Brother VIP Albania 5.
Ai thotë se punon me të që tetë vite dhe se njihen familjarisht me njëri-tjetrin.
I njëjti theksoi se pas rastit të fundit, tragjedisë në familjen e artistit, ka qëndruar për dy muaj në shtëpinë e tij.
“Që 8 vjet punojmë, nuk jemi ndarë kurrë. Babai i tij është babai im, s’ka aty. Motra e tij është motra ime pikë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “E kam si familje të dytë unë. Në kohën e fundit kam qëndruar te ai dy muaj në shtëpinë time, me të. Akoma nuk jam kthjell në ëndërr e shoh”.
Vëllai i Gjestit ndërroi jetë në shtator të vitit të kaluar nga një aksident me motoçikletë.
Gimbo tregon se i ka qëndruar në krah familjes së tij në këto kohë të vështira./Telegrafi/
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...