Janë çifti më i ri në Hollywood dhe ditët e fundit kanë qenë në vëmendje të vazhdueshme të mediave rozë.
Zayn Malik dhe Gigi Hadid e deklaruan publikisht lidhjen e tyre muajin e shkuar, por sipas britanikes “Mirror”, modelja 20 – vjeçare nuk është shumë e bindur për këtë marrëdhënie.
Shkak është imazhi prej “djali të keq” të ish – vokalistit të grupit One Direction.
Një burim i tha gazetës se Zayn është shumë i dhënë pas Gigi –t, ndërsa kjo e fundit, për shkak të reputacionit të Zayn ka, po tregohet më e kujdeshme.
22 – vjeçari u etiketua “zemërthyes”, kur u nda nga e fejuara e Perrie Edwards, në fillim të këtij viti. Kohët e fundit, ai ishte përfolur për lidhje me disa femra, por Gigi është e para me të cilën ai u shfaq publikisht.
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...