Megjithëse moderatorja Luana Vjollca është munduar ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, Getoari s’ka mundur të mos tregojë herë pas here marrëdhënien e mirë që ka me baxhanakun e tij.
Shpeshherë Krenarin e kemi parë në poza me Getoarin dhe gjithashtu çiftet janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa shkonin me pushime së bashku.
Duket se veçse baxhanakë, Getoari dhe Krenari janë edhe shokë shumë të mirë, të cilët dalin edhe të pashoqëruar nga dy motrat Vjollca.
Së fundmi, ata janë fotografuar duke drekuar në një restorant në Tiranë, teksa ndodheshin edhe në shoqërinë e dikujt tjetër.
Ata janë ulur përballë njëri-tjetrit, siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga “Newsbomb”.
Kujtojmë se Krenari u filmua pranë Luanës gjatë ditëlindjes së moderatores, ku festuan me miq e familjarë deri në orët e para të mëngjesit.

Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...