Georgina Rodriguez ka zbuluar se, edhe pse dëshiron të martohet me Cristiano Ronaldo, për momentin ata janë të zënë me disa plane të tjera shumë interesante.
Edhe pse veten e përshkruan si vajzë e thjeshtë, Rodriguez është e vetëdijshme se jeton një jetë madhështore, transmeton Gazeta Express.
“Gjithmonë e kam pasur këtë idenë e të qenet grua e lumtur me burrin, me fëmijët, dhe këtë e kam”, tha Georgina për Mediaset.
“Kam fëmijë të mrekullueshëm, kam një burrë i cili më dashuron dhe kujdeset për mua. Unë e dashuroj atë, kujdesem për të, e adhuroj, e admiroj sepse ai është person shumë i mirë dhe jam e lumtur që e ndaj jetën me të”, shtoi ajo.




Partnerja e sulmuesit të Juventusit zbuloi pse ata nuk janë martuar ende.

“Martesën e kemi në planet tona, por momentalisht kemi shumë plane interesante për të ardhmen. I kemi katër fëmijë të cilët duhet t’i arsimojmë prandaj jemi shumë të përqendruar në ta”, zbuloi ajo. /Gazeta Express/
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit