Janë të shpeshta rastet kur personazhet e njohur botërorë, por jo vetëm ofendojnë gazetarët. Dëshira e madhe e gazetarëve për të mësuar më shumë rreth jetës së VIP-ave bën që ata të bëhen herë pas here të bezdisshëm, për personazhet. Gjithsesi, me këngëtaren me famë botërore, Taylor Swift ka ndodhur e kundërta.
Pas një koncerti aq elektrizues përpara mijëra njerëzve, Taylor si çdo njeri normal është djersitur paksa. Gazetari i BBC-s, Greg James pasi ka mbaruar intervistën me yllin e muzikës pop i ka sugjeruar asaj të shkojë të bëjë një dush. Taylor nga ana tjetër e ka marrë me sportivitet këtë “këshillë”, të gazetarit.
“Kështu mendoj edhe unë. As nuk ofendohem aspak”,-është përgjigjur Taylor e vënë disi në siklet.
Edhe pse Taylor nuk ka reagur keq, komentet kundër kësaj deklarate të gazetarit të BBC, nuk kanë ndalur. Komentuesit kanë shkruar të revoltuar se kjo ishte diçka ofenduese dhe Taylor nuk e meritonte në intervistën e parë, pas 2 vitesh. lapsi.al
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...