Pesë vite pasi prezantoi gabimisht Idina Menzel si Adele Dazeem në Oskar, John Travolta ka gabuar sërish në ndarjen e çmimeve në MTV VMAs.
Aktori i famshëm po prezantonte çmimin ‘Video e Vitit’ të hënën së bashku me Queen Latifah kur ngatërroi Jade Jolie me yllin e popit Taylor Swift.
Pasi Latifah njoftoi se Swift ishte fituesja e çmimit për këngën e saj You Need To Calm Down, 65-vjeçari i drejtoi trofeun Jolie.
Në momentin që e kuptoi se bëri gabim, Travolta vetëm preku shpatullat e Jade Jolie dhe priti Taylor të vinte në skenë. Gjatë kësaj kohe, këngëtarja ishte ende në karrigen e saj duke përqafuar njerëzit rreth e rrotull që e uronin për fitoren.
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...
Tri duela tjera sot në Kupën e Kosovës
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mb...
Transportonte drunj pa dokumente, ndalohet i dyshuari në Pod...