Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë i pranishëm në ndejën private, të organizuar për dëgjimin e albumit të ri të reperit shqiptar, G4SHI.
Ylli shqiptar që bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka publikuar një fotografi të përbashkët me ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë për ta falënderuar për prezencën e tij në evenimentin e organizuar lidhur me materialet e reja muzikore, shkruan portali arbresh.info
Sot me rastin formimit të ushtrisë Kosova ka pranuar shumë urime nga shqiptarët e veçanërisht nga artistët.
Një urim të veçantë e bëri edhe reperi shqiptar që po zhvillon karrierë në botë, i cili zgjodhi të urojë përmes disa fotografive ku shihet përkrah Bill Clintonit.
https://www.instagram.com/p/BrYFP-Xl5__/?utm_source=ig_embed
“Urime Ushtria KOSOVE from Me and Our Biggest Friend ??”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Labinot Gashi është me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA, ku ka migruar me prindërit e tij./arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim