Për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, e ftuar ishte një person tepër i veçantë për drejtuesin e emisionit, Arian Çani.
Bëhej fjalë për vajzën e tij të vogël Joana, e cila ndodhej në studio, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”, që do të vihet në skenën e ArTurbina.
Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.
Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.
Joana Çani: Familje…
Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika./Burimi: Tvklan.al

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan