‘Miss Shqiptarja në Botë” është eventi më i madh i modës mbarë shqiptare.
Kjo ngjarje e madhe e cila ka vite që mbahet, këtë vit si destinacion kishte zgjedhur kryeqytetin e bukur të Shqipërisë, Tiranën.
Në këtë event bukurie që u mbajt me 25 majt organizuar nga Ilir Geci në Tiranë, u prezantuan vajza tejet të bukura, ku në mesin e tyre ishte edhe vajza nga Prishtina, Frontina Gashi.
Bukuria e saj nuk kaloi në hije por mori vëmendjen e publikut dhe jurisë.
Paraqitja e saj u përcoll e duartrokitje të shumta. Në këtë garë të fuqishme, Frontina Gashi fitoi titullin ‘Miss Fotogjenia’ dhe ka arritur në finale në top 7 vajzat më të bukura të këtij kompeticioni.
Ne po ju sjellim më poshtë edhe disa imazhe të bukuroshes nga Prishtina.
Miss shqiptarja në botë 2019 është organizuar dhe u mbajt në Tirana International Hotel dhe do të transmetohet nga televizioni publik i Kosovës.



Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...