Familja e presidentit të 44 të SHBA-së kanë marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale me fotografinë më të fundit që kanë postuar.
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama, pozon bashkë me famijen me rastin e ditës së Falenderimeve e cila u festua në fund të nëntorit, por është vajza e familjes ajo që vjedh skenën.
Fotografia u publikua nga e shoqja Michelle, e cila uroi të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.
Në fotografi shihet Barack dhe Michelle Obama, bashkë me dy vajzat, Malia dhe Sasha, ku shihen të buzëqeshur.
Brenda një kohe të shkurtër, fotografia arriti mbi 6 milionë pëlqime, ndonëse fotografia është shkrepur në muajin maj, me rastin e diplomimit të Sasha Obama.
Vëmendjen e mori Sasha për shkak të pamjes së saj, duke u cilësuar si një femër tejet e hijshme dhe me një fustan elegant me një të çarë të madhe.
Sasha e cila tashmë është 18 vjeçe, sapo ka nisur studimet në Universitetin e Michgan, duket një femër tërheqëse.

Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...