Filmi më i ri nga Will Smith dhe Margot Robbie ka kryesuar javën filmike në Amerikë, megjithëse nuk ka sjellë fitimet e pritura.“Focus” ka mbledhur 19.1 milionë $ në javën që konsiderohet ndër më të dobëtat e kohëve të fundit.
Filmi është pritur të mbledhë deri në 23 milionë $ por sipas ekspertëve, shikuesit nuk janë mësuar të presin filma të tillë nga Will Smith.
Kampioni i dy javëve të kaluar, “50 shades of Grey” ka zbritur në pozitën e katërt me 10.9 milionë $.
Filmi i ri horror me buxhet të ulët, “The Lazarus Project” gjithashtu ka zhgënjyer , duke arritur të mbledhë 10.6 milionë në javën e parë të shfaqjes ndërsa filmat fitues të Oskarëve kanë pasur ende më shumë rritje.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...