Këngëtarja Fjolla Morina do të vazhdojë të hetohet me masë sigurie “arrest shtëpie” për armët që iu gjetën në makinë në kufi me Shqipërinë, ndërsa biznesmeni dhe shoferi që u arrestuan me të janë nxjerrë ngA burgu.
Gjykata e Kukësit ka lehtësuar në detyrim paraqitje masën për Fisnik Sylën dhe Fitim Mujin, të cilët më 22 shtator u lanë në qeli deri në ekspertimin e armëve të kapura në makinën e këngëtares.
Rezultatet, sipas avokates Aurora Guska, treguan se në pistoleta nuk kishte asnjë gjurmë të Sylës e Mujit, ndaj gjykata vendosi që t’i lirojë.
Fjolla Morina dhe dy shoqëruesit e saj u arrestuan më 19 shtator në Pikën kufitare të Morinës, pasi policia gjeti çantën e këngëtares një pistoletë me 23 fishekë dhe një tjetër armë zjarri në dukje si lodër çakmak.
Që të tre u akuzuan për “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Ndërsa biznesmeni dhe shoferi që shoqëronin Fjolla Morinën tashmë janë të lirë të largohen nga Shqipëria, këngëtarja do të vazhdojë të qëndrojë në arrest në një shtëpi që ka marrë me qira në qytetin e Kukësit.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...