Filarmonia e Kosovës mbrëmë ka mbajtur Koncertin për Paqe në kryeqytetin francez, Paris, për nder të 20-vjetorit të çlirimit.
Nën dirigjimin e Baki Jasharit, solistët, kori dhe orkestra e Filarmonisë interpretuan vepra të ndryshme në Kishën Shën Lui në Paris.
I pranishëm në këtë koncert ishte edhe Ambasadori i Kosvës në Francë, Qëndrim Gashi, që tha se koncerti zgjoi emocione tek të gjithë të pranishmit.
“Një ngjarje për t’i bërë homazh të gjitha viktimave të luftës dhe për ta falënderuar Francën dhe të gjithë ata që na përkrahën në ato momente dramatike para 20 vitesh”, tha ai.


Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit