Reperi Fero ka qenë shumë i diskutuar në media ditëve të fundit mbi veprimet e tij kundrejt kolegëve reperë.
Mirëpo pavarësisht tensioneve, ai në një intervistë të fundit për “Barber Shok”, pranoi se gëzon respekt për ata që e dëgjojnë muzikën e atyre që ai i quan kundërshtarë të tij në hip-hop.
Fero, i cili sivjet hapi një lokal në qytetin e tij të lindjes në Gjilan, pohoi se DJ që ishte punësuar në lokalin e tij, e kishte pyetur se a mund të lëshonte muzikë të reperëve të tjerë – për të cilën ai ia kishte dhënë lejen duke i thënë ‘Po’.
“Kur erdh natën e parë në lokal, ky [DJ] më ka pyetur: ‘Fero a mund ta lëshoj MC Kreshën?’ – I kam thënë: Po more lëshoje. A mundem me ta lëshoj Noizyn?’ – Po more lëshoje. ‘A mundem ta lëshoj Unikkatilin?’ – I kam thënë po more lëshoje. Krejt lëshoji, përderisa ka njerëz që i dëgjojnë, unë nuk kam diçka kundër”, ka thënë Fero.
I njëjti pohoi gjatë intervistës se angazhimi i tij në jetën private si prind i përkushtuar ndaj vajzës, e la pak më anash në aspektin profesional të punimit të këngëve të reja.
Megjithatë, ai lajmëroi se nga tani e tutje do të jetë mjaft aktiv për fansat e tij, aq më tepër që tashmë është rikthyer te bashkëpunëtorët e tij të vjetër, Zzap dhe Chriss, në studion ON Records.
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...
Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fë...
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...