Kuvendi i Kosovës ka mbyllur sesionin pranveror dhe deputetët kanë shkuar në pushime verore.
Por, duket se me debatet e përjavshme dhe të stërzgjatura në disa raste, ka bërë që të mos zgjojnë interes te disa artistë të vendit tonë.
Një prej tyre është edhe Shkumbin Istrefi, i cili njihet më mirë me emrin e “Feka” i serialit “Kafeneja Jonë”.

Ai ka reaguar përmes llogarisë personale në Facebook teksa u ka kërkuar deputetëve që t’i kursejnë qytetarët me fjalimet e tyre ripërsëritëse dhe patetike.
“Me faktin që mbledhjet transmetohen “live”, Parlamenti e ka humbe kuptimin dhe qëllimin e tij. Deputetët janë shndërruar në aktorë të dobët, të cilët me fjalimet e tyre patetike tentojnë të krijojnë përshtypje se po luftojnë për ndonjë kauzë. Më mirë mos i transmetoni mbledhjet, bile mendojmë që jeni të mençur e te dijshëm”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Theksojmë se parlamenti, në mungesë kuorumi, nuk ka votuar rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, të propozuar nga Grupi Parlamentar i PSD-së.
Ndryshe, aktorin do ta shohim në disa projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi

“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania