Fejohet djali “hasret” i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës

13:10 | 25 Korrik 2020
A Z

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka ndarë lajmin e lumtur për familjen e tij me miqtë në Facebook.

Krasniqi në një postim me një fotografi ka bërë të ditur se djali i tij Altini është fejuar me vajzën e quajtur Elizabeta.

Ai e ka uruar të birin e vetëm që fati t’i përcjell në rrugëtimin e tyre të ri.

“Altin, sot për mua e Sevdijen është dita më e lumtur- është dita e fejesës me Elizabetë Sylën. Urime e paqi shumë fat në jetë. Urime!”,  ka shkruar Krasniqi.

https://www.facebook.com/J.Krasniqi51/posts/3146481228801491

Shpërndaje në rrjete sociale