Dimri erdhi për Game of Thrones, pasi seritë e fundit të tij kanë marrë një pritje mjaft të ftohtë.
Fansat i kane hyrë në nismë të çuditshme: përmes një peticioni të firmosur deri tani nga 500,000 ndjekës të pakënaqur, i bëhet thirrje prodhuesve të serialit që ka pushtuar botën, ta ripërsërisin sezonin e tetë shkruan Top Channel
Ekranizimi i pjesës më të fundit të librave të George RR Martin – është përballur me një breshëri kritikash në internet. Shikuesit e zhgënjyer ndihen gati të lënduar, siç thonë, nga struktura narrative të tregimit dhe fati i i personazheve të tyre të dashur.
Peticioni i ndërmarrë pas transmetimit të episodit të kësaj jave, shkon deri aty sa të pretendojë zëvendësimin e skenaristëve, që i quan të paaftë.
Për shkak se libri i radhës i Martin, The Winds Of Winter, është ende në punë e sipër, seriali televiziv do të ketë një mbyllje tjetër. Por në peticion thuhet se ai meriton njeë finale e cila të ketë kuptim.
“Përmbushi pritshmeritë tona, HBO”, thuhet aty.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...