Kohët e fundit Britney Spears ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Për këtë arsye ajo është shtruar në një qendër rehabilitimi për të marrë trajtimin e nevojshëm për sëmundjen e saj. Problemet e këngëtares së njohur nisën për shkak të sëmundjes së babait. Për tu kujdesur për veten dhe familjen e saj Britney ka ndërprerë edhe spektaklet e parashikuara në Las Vegas, shkruan Daily Telegraph përcjell portali arbresh.info
Kujtojmë që pak ditë më patë ajo lajmëroi edhe largimin për pamk koha nga muzika. Megjithatë duket se tashmë Britney ndjehet pak më mirë, sepse së fundmi është fotografuar duke dalë nga një hotel në Beverly Hiills bashkë me të dashurin e saj.

E veshur me një fustan të kuq dhe një palë sandale ngjyrë kafe, Britney duket e dëshpëruar dhe e lodhur. I dashuri i saj, Sam Asghari, u mundua ta mbronte yllin e ‘pop-it’ duke dalë përpara kamerave të mediave që duhej ta shkrepnin patjetër një fotografi.


Kjo është hera e parë që Britney shfaqet në publik pas shtrimit të saj në spitalin e shëndetit mendor.
Fansat pop yllit kanë vënë në pikëpyetje nëse Spears është duke u mbajtur në objekt kundër vullnetit të saj nëpërmjet një fushate të mediave sociale të quajtur #FreeBritney. Nëna e saj, Lynn Spears, nxiti spekulime duke pëlqyer postimet e mediave sociale. /arbresh.info /
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...