Ermal Fejzullahu i bën këtë dedikim të veçantë gruas për ditëlindje

10:19 | 18 Maj 2020
A Z

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu së fundmi i ka bërë një dedikim të veçantë gruas së tij Arianës, me rastin e ditëlindjes së saj.

Ai në të njëjtën kohë ka publikuar një fotografi të Arianës bashkë me fëmijët e tyre, duke e uruar atë dhe duke e falënderuar për 4 fëmijët.

“Urime ditëlindjen zemra jem i bofsh edhe 100 bashkë me krejt të mirat në jetë. Faleminderit që mi ke dhuru 4 yje. Të duam shumë. Babi, Arti, Buna, Era dhe Ana.”, ka shkruar ai përkrah fotografisë që e ka publikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale