Erion Veliaj në “Xing me Ermalin” : Po bëjmë prova për të patur fëmijë

23:28 | 7 Janar 2017
Trina Galanxhi

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” i është përgjigjur disave nga pyetjet që ndjekësit e programit kanë dërguar në rrjetin social Facebook.

Një prej ndjekësve, pyeste kryebashkiakun në formën edhe të një sugjerimi, se teksa pozon me fëmijët e të tjerëve, ai vetë kur do të kishte një fëmijë.

Dhe përgjigja e Veliajt, ka ardhur me humor, por ndoshta e vërtetë: “Po bëjmë prova”.

Shpërndaje në rrjete sociale