Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, i pati të shumta sukseset në arenën ndërkombëtare gjatë vitit 2018.
Përveçse interpretoi këngën përcjellëse të Kampionatit Botëror, ajo lansoi në treg edhe disa projekte për tregun e huaj, të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Për të gjitha këto suksese, Era ka folur gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, duke ecilësuar 2018-n si një prej viteve më të suksesshme në jetën e saj.
E pyetur për projektet e reja që presim nga ajo, Era tregoi se do të sjellë së shpejti atë që fansat e presin tash e sa kohë, duetin e parë me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi.
“Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era Istrefi për Telegrafin.
Kjo këngë do të vizualizohet shumë shpejt edhe me klip, dhe do të jetë gati për tregun vendor të muzikës.
Ndërkohë, përveç këtij duet Era parashikon të realizojë edhe shumë këngë tjera, të cilat pritet ta gjejnë suksesin në rrafshin ndërkombëtar.



Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...