Gjatë intervistës në “Këndi i së vërtetës” në “E Diell”, Eni Vasili e cila e ka mbajtur gjithmonë të blinduar jetën private, u përgjigj se fustanin e bardhë do ta veshë, por jo para zgjedhjeve. Po të njëjtën përgjigje ajo dha edhe për një fëmijë me partnerin e saj.
“Kemi zgjedhjet përpara”- i tha ajo Manushit, si për t`i shmangur në mënyrë diplomatike pyetjet. Mirëpo këmbëngulja e Ervinit dhe Manushit nuk mbeti me aq! Kureshtja këtë herë ishte për marrëdhënien mes çiftit, nëse Armandi, ishte posesiv ose jo ndaj Enit!
“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë”, tha duke qeshur Vasili.
Kujtojmë se në dhjetor të 2018-s, Eni Vasili u shfaq në publik me partnerin e saj Armandin, gjatë një eventi në Tiranë, të organizuar nga Lorik Cana./tch/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit