Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ndodhet prej disa ditësh në Kosovë, ku edhe është angazhuar me disa aktivitete.
Në kuadër të qëndrimit të saj, ajo ka vizituar edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz – vendin simbol të qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Emina ka ndarë disa fotografi nga vizita, shoqëruar me një mesazh të ndjerë që shpreh respektin e saj të thellë për historinë dhe sakrificën e familjes Jashari.
“Sa herë që kaloj nëpër Prekaz, nuk mund të shkoj pa u ndalur më parë te Kompleksi Memorial i Jasharajve. Çdo vizitë mbart një peshë të thellë, duke më kujtuar sakrificën e bërë nga familja Jashari për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar”, u shpreh ajo.
Tutje vazhdoi: “Duke ecur nëpër hapësirat e memorialit, ndiej njëherësh dhimbjen e thellë të humbjes dhe forcën e palëkundur të qëndresës që jeton ende këtu”.
“Pavarësisht sa herë që kthehem, përvoja gjithmonë më prek në mënyra të reja – një kujtesë e fuqishme se guximi, uniteti dhe sakrifica janë themelet e lirisë sonë”, theksoi ndër të tjerash.
Përmes këtij dedikimi, Çunmulaj ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për ruajtjen e kujtesës historike dhe respektimin e atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.
View this post on Instagram
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...