Elsamedi është një prej banorëve më mosbesues në lidhje me martesën mes Danjelit dhe Fotinisë. Ai thotë se koha e pakët që ata kanë pasur në dispozicion për të njohur njëri-tjetrin, nuk justifikon vendimin e marrë prej tyre për të lidhur kurorë.
“Nëse do të kishe ti dy vite me Olsin dhe ai do të bënte këtë hap, ti do t’i thoshe po?”, e ka pyetur ai Fiorentinën, transmeton TCH.
Kurse ajo thotë se nuk mund të paragjykojë vendimin e çiftit të martuar në Big Brother, por shton se në këtë pjesë respekton martesën.
“Sido që të jetë, për mua martesa është e shenjtë dhe unë nuk i gjykoj fare”, është shprehur Fiorentina.
Ambra i është kundërvënë Elsamedit. Ajo thotë se nuk ka shumë rëndësi koha e kaluar me dikë. Sipas saj, ka njerëz që kanë qëndruar nga gjashtë-shtatë vite bashkë dhe në fund nuk kanë përfunduar në martesë.
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...
Seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Do...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Bordi i ZRRE-së n...
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve
Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite ...