Moderatorja në një intervistë për New York Times foli për të ardhmen e “Ellen”.
Ellen DeGeneres tha se kishte rinovuar kontratën vetëm kohët e fundit por po mendon nëse duhet të tërhiqet apo jo.
Ajo shtoi se mori këshilla kontradiktore nga i vëllai Vance DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, por vendimi nuk është i lehtë.
“Portia mërzitet kur vëllai më thotë që të mos ndaloj,”-u shpreh DeGeneres. “Ajo mendon se jam një aktore e shkëlqyer dhe se kjo shfaqje nuk është e duhura për kreativitetin tim.”
Ndërsa shton se bashkëshortja e këshillon se fundi i emisionit nuk është fundi i karrierës së saj, ndërsa i vëllai Vance i ka kërkuar të vazhdojë me emisionin.
“Show Ellen DeGeneres” ka fituar 57 Emmy nga debutimi i saj në 2003.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...