Elita Rudi dhe Bekim Balaj me të njëjtën këmishë (Foto)

15:02 | 5 Janar 2016
Arbresh.info

Prej kohësh flitet për një histori dashurie midis futbollistit të Kombëtares Bekim Balaj dhe prezantueses nga Kosova, Elita Rudi.
Dyshimet për lidhjen e tyre kanë ardhur pikërisht nga fotot e secilit.
Ata janë parë teksa pozojnë shpesh në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë. Edhe fotografitë e tyre më të fundit sjellin konfirmimin.
Balaj dhe Rudi pozojnë brenda një vile, dhe mbajnë të veshur të njëjtën këmishë. Pra shihet qartë se këto ditë festash ata po i shijojnë bashkë.
Dy të rinjtë, njihen për lidhjet e tyre të mëparshme, Elita me një tjetër sportist e Bekimi po ashtu me një prezantuese.

1660937_10153771039364350_1276123277685552536_n-500x624 Untitled

 

Shpërndaje në rrjete sociale