Elhaida Dani, e ftuar në “Pushime on Top”, sqaroi se nuk është në një pritje të ëmbël, pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë vërdallë. Ajo mohoi lajmet, duke u shprehur se kur të vijë një moment i tillë kaq special, do ta ndajë vetë lajmin, me shumë dashuri.
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri”, u shpreh këngëtarja.
Më tej, e pyetur nëse ajo dhe partneri, Lediani, kanë folur për një hap të tillë në marrëdhënie, Elhaida zgjodhi ta mbajë pak më private tematikën, duke thënë me shaka: “Tani, nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem”.
Në dhjetor të vitit 2023, Elhaida dhe Lediani, partneri i saj në kërcim në garën e “DWTS”, konfirmuan se janë në një romancë./anabel
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...