Ish banorja e Big Brother Vip Albania, Efi Dhedhes ka bërë reagimin e saj të parë pas daljes nga shtëpia.
Efi u rendit si e trena finaliste, dhe për këtë ka falënderuar fansat e saj.
Në një shkrim në llogarinë e saj në “Instagram”, Efi tha se ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë.
“Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qëndroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira. Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qëndroja deri në fund në shtëpi”, tha Efi.
Tutje ajo vijoi shkrimin e saj duke thënë se ky Big Brother Vip2 i përket Luizit dhe Kiarës.
“Big Brother VIP 2 i përket Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! Krist jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! Deamishel je një shembull për shumë vajza!
Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqërinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...