Skandali i “Paradise Papers” i duket ka përfshirë edhe këngëtaren kolumbiane me famë botërore, Shakira.
Gazetarët investigativë kanë zbuluar se Shakira ka transferuar 30 milionë Paund nga të drejtat muzikore në një firmë ofshore në Maltë.
“Malta Tournesol Limited” ndodhet në ishullin mesdhetar të Maltës dhe njihet për eksibilitetin e taksave. Në dokumentet e bëra publike nga “Paradise Papers”, Shakira renditet si një banore në Bahamas, pavarësisht se jeton në një apartament në Barcelonë me bashkëjetuesin e saj futbollist Gerard Pique.
Avokati i saj reagoi pas publikimit të këtyre dokumenteve, duke argumentuar se çdo veprim i klientes së tij është i ligjshëm dhe në përputhje me ligjet.“Kompania malteze përmbush të gjitha kërkesat ligjore. Të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me këtë çështje janë publike dhe transparente”, thotë avokati i saj
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...