Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, tashmë ka ndërtuar jetën dhe karrierën profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa një pjesë e madhe e fansave të saj janë shqiptarë – marrë parasysh origjinën e 31 vjeçares.
Biondja së fundmi publikoi një video në InstaStory, ku shihet bashkë me tezen e saj, Shadijen, teksa kujdesen për kopshtin e mbjellë në shtëpinë e Bebe Rexhës në Los Angeles.
Komunikimi i tyre mes vete është shpesh herë në shqip, ku edhe Bebe dëgjohet duke thënë përgjatë videos “gjynah” për bimët e vyshkura.

Pavarësisht se është rritur në një kulturë krejtësisht tjetër, artistja nga Dibra nuk i harron asnjëherë zakonet shqiptare.
Ajo njëkohësisht në intervista flet gjithnjë për shqiptarët, traditat e po ashtu ndihet krenare mjaft shumë.
Këto postime të Rexhës vijnë pak ditë pasi solli disa video në InstaStory, duke treguar se ka filluar me ushtrime meqenëse u kritikua se shtoi peshë. /Telegrafi/
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit