Gazetarja dhe shkrimtarja Susan Braudy ka deklaruar se aktori Michael Douglas e ka ngacmuar seksualisht gjatë fund viteve të 80-ta, duke përfshirë edhe masturbimin në prani të saj.
Në fillim të këtij muaji, aktori ka mohuar akuzat, duke shtuar se akuzat ndaj tij janë thjesht “gënjeshtra” dhe se ai nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në këto “lojra”, transmeton portali arbresh.info
Duke folur për Hollywood Reporter, Braudy pretendoi se sjellja e aktorit filloi me bisedë të papërshtatshme, duke përfshirë komente rreth trupit të saj.
Më pas ajo u takua me Douglas në apartamentin e tij për të diskutuar rreth punës, kur edhe ai masturboi para saj.
Ajo ka theksuar se është ndjerë e poshtëruar.
Michael Douglas është emri i fundit i lakuar në botën e filmit që ka të bëjë me ngacmimet seksuale./arbresh.info/
Sulmi në Austri, Osmani: Shkollat s’duhet të jenë vende dhun...
“Liria ka emër” numëron shkeljet e Gjykatës Speciale ndaj kr...
U arrestuan nga AMP, Gjykata e Korçës liron dhe pezullon 4 p...
Eskorta e Albin Kurtit që u godit me vezë në Skenderaj
Ylli i Real Madridit i kërkon një takim Xabi Alonsos për ta ...
Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët ...